Jetonte
njëherë një dukë i lig i quajtur Frederik, i cili rrëmbeu pushtetin mbi tokat që
i përkisnin të vëllait dhe e dëboj atë. Ky i fundit shkoj në pyllin e Ardenit
dhe jetoj atje njësoj siҫ jetonte Robin Hudi në pyllin Sherud në Angli. Vajza e
dukës së dëbuar, Rosalinda, qëndroi me Selian, vajzën e Frederikut, dhe të dyja
e donin njera tjetrën edhe më shumë se motra. Një ditë, një ndeshje mundjeje do
të zhvillohej në fushën e qytet dhe dy vajzat shkuan ta ndiqnin. Njëri prej
mundësve, Çarlsi, i cili kishte vrarë shumë kundërshtarë në konkurse të tilla,
kishte mbërritur. Orlandoja, djaloshi i ri që do të ndeshej me Çarlsin, ishte
kaq i dobët dhe njomështak, saqë si Rosalinda ashtu edhe Selia ishin të sigurta
se do të vritej sa hap e mbyll sytë, kështu shkuan t’i flisnin dhe e këshilluan
të mos ndërmerrte një aventurë kaq të rrezikshme. Fjalët e tyre e bënë Orlandon
të dëshironte më fortë të ngjitej në ring, të ndeshej me Çarlsin dhe të fitonte
ndeshjen dhe admirimin e zonjushave të ëmbla.
Orlando, ashtu si babai i Rosalindës, mbahej larg trashëgimisë së tij nga i vëllai, dhe ishte shumë i mërzitur nga kjo gjendje, por kur pa Rosalindën nuk i interesonte më nqs jetonte apo vdiste. Tani, shikimi i zonjushës së bukur i dha atij fuqi dhe kurajo, aq sa ia arriti ta mposhte Çarlsin dhe me një hedhje të vetme u desh që ta largonin përfundimisht nga arena. Dukë Frederiku u mahnit nga kurajoja e tij dhe e pyeti për emrin.
- Emrin im është Orlando dhe jam djali më i vogël i Sër Roland dë Bojs. – tha djali i ri.
Kur Sër Roland dë Bojs ishtë gjallë ishte një mik i mirë i dukës së dëbuar, e kështu Frederiku ngeli i zhgënjyer nga përgjigjja e djaloshit dhe vendosi të mos e afronte atë më tepër. Sapo e dëgjoj, Rosalinda u kënaq aq shumë që ai ishte djal i mikut të babait të saj dhe ndërkohë që largoheshin hera herës e kthente kokën pasë duke i pëshpëritur fjalë të ëmbla djaloshit të ri.
- Zotëri, - i tha ajo duke hequr një zinxhir nga qafa e saj – ja, vendose këtë. Mund të të jepja edhe më shumë, por vetëm kaq mundem të të fal.
Kur u gjendën vetëm, Rosalinda dhe Selia nisën të flisnin për mundësin e ri dhe të pashëm, e madje Rosalinda i rrëfeu mikes së saj se kishte rënë në dashuri me djaloshin që në momentin që e kishte parë.
- Oh, hajde tani. – tha Selia. Duhet të luftosh me këtë ndjenjë.
- Epo, - i’u përgjigj Rosalinda, - është shumë më e fortë se unë. Shiko! Po vjen duka.
- Që në sy i lexohet zemërimi.
- - Duhet të largohesh nga fusha menjëherë. – i tha ai Rosalindës.
- Pse? – e pyeti ajo.
- Mos më pyet pse! – i’u përgjigj duka. Po të dëboj! Nqs brenda dhjetë ditësh nuk do të jesh larguar njëzet milje nga tokat e mija, do të vdesësh.
Kështu Rosalinda u nis të kërkonte babain e saj, dukën e dëbuar në pyllin e Ardenit. Selia e donte atë kaq shumë dhe nuk dëshironte ta linte vetëm aq më pak në këtë udhëtim të rrezikshëm. Rosalinda si më e gjatë që ishte, u vesh si një fshatar i varfër, ndërsa kushërira e saj si një fshatare varfanjake. Rosalinda u vetquajt Ganimed dhe Selian e quajti Aliena. Ato ishin shumë të lodhura kur arritën në pyllin e Ardenit dhe ndërsa ishin ulur në bar për të pushur, kur panë një fshatar që kaloi aty pari, Ganimed i kërkoi nqs mund t’u siguronte dicka për të ngrënë. E ai kështu bëri, u tregoi për një bari i cili dëshironte të shiste kopenë dhe shtëpinë e tij. Ato e blenë dhe nisën të jetonin në atë shtëpi si bari e bareshë. Në këtë kohë, Oliveri përpiqej në cdo mënyrë t’i merrte jetën vëllait të tij Orlandos, ndërsa ky i fundit endej nëpër pyll, ishte takuar me dukën e dëbuar i cili e kishte pranuar me mirësjellte të qëndronin sëbashku. Tani, Orlando nuk mendonte për asgjë tjetër veҫ Rosalindës. Bridhte nëpër pyll duke gdhendur emrin e saj nëpër trungjet e pemëve, shkruante sonata dashurie dhe i varte ato në shkurre derisa një ditë Rosalinda dhe Selia i gjetën. Një ditë prej ditësh, Orlando i hasi dy vajzat e maskuara në pyll, dhe nuk arriti ta dallonte Rosalindën e veshur me rroba djali edhe pse diҫka në fytyrën e saj e tërhoqi, tipar që i ngjasonte me të dashurën e zemrës.
- Seҫ qënka një i dashuruar i ҫmendur – tha Rosalinda – që gjuan në këtë pyll dhe var soneta dashurie nëpër pemë. Sikur ta gjeja, do të mund ta shëroja nga vuajtja e tij.
Orlando i rrëfeu se ishte pikërisht ai i dashuruari i ҫmendur dhe Rosalinda vazhdoi:
- Nqs vjen të më takosh cdo ditë, unë do të pretendoj se jam Rosalinda dhe do të sillem pikërisht si një vajzë, kokëfortë e arrogante, derisa të të bëjë të kuptosh se nuk ja vlen ta dashurosh atë si i ҫmendur.
E
kështu ҫdo ditë ai shkonte në shtëpinë e saj dhe ndjente kaq shumë kënaqësi kur
i thoshte të gjitha ato fjalë që do t’ia thoshte edhe Rosalindës nqs do ta
kishte pranë. Dhe ajo ishte kaq e lumtur dhe e ngazëllyer që ato fjalë zemre po
shkonin pikërisht në veshin e duhur. E kështu shumë ditë kaluan në kënaqësi. Një
mëngjes, ndërsa Orlando po shkonte të takonte Ganimed, pa një burr duke fjetur
në tokë, e pranë tij rrinte gati një luaneshë duke pritur për të fjeturin të
zgjohej, sepse thonë se luanesha kurr nuk e sulmon prenë nqs ka vdekur ose është
duke fjetur. Pastaj Orlando pa burrin dhe kuptoj se ishte vëlai i tij i lig
Oliveri, i cili kishte tentuar ta vriste. Orlando luftoj me luaneshën dhe e
vrau atë, duke i shpëtuar jetën të vëllait. Ndërsa ai po ndeshej me luaneshën,
Oliveri u zgjua dhe e pa të vëllain me të cilin ishte sjellë shumë keq, të
luftonte me bishën e egër duke rrezikuar madje edhe jetën e tij. Kjo e bëri të
pendohej për ligësinë e tij dhe i’u përgjërua Orlandos ta falte, e kështu
ndodhi. Gjatë dyluftimit, Orlando ishte dëmtuar dhe nuk kishte mundësi të
shkonte tek bariu, e kështu i kërkoi Oliverit të shkonte dhe t’i kërkonte
Ganimedit të vinte tek ai. Oliveri shkoj dhe ia tregoi të gjithë historinë që
kishte ndodhur Gnimedit dhe Alienës. Aliena ishte magjepsur krejtësisht nga mënyra
se si Oliveri rrëfente gabimet e tij, aq sa ra menjëherë në dashuri me të. Por
kur Ganimed mori vesh për rrezikun që kishte kaluar Orlando menjëherë u ligështua
dhe kur erdhi në vete pëshpëriti vetëm këto fjalë “Duhet t’i kisha treguar të vërtetën
që në fillim”.
Oliveri u kthye tek i vëllai dhe i tha:
- Unë e dashuroj Alienën. Do të heq dorë nga e gjithë pasuria ime e do të t’i kthej sërisht ty. Do të martohem me të e do të jetoj këtu si bari.
- Le të bëhet dasma nesër! – tha Orlando. Unë do të kërkoj lejen e dukës e do të njoftoj miqtë tanë.
Kur
Orlano i tregoj Ganimedid se vëllai i tij dëshironte të martohej që të nesërmen,
ai shtoj:
Pas kësaj Ganimed veshur ende me rrobat e me zë djali ju përgjigj:
- Nqs e dashuron Rosalindën kaq shumë, kur vëllai yt të martohet me Alienën dhe ti martohu me të.
Ditën
tjetër qenë mbledhur për dasmë duka i dëbuar së bashku me njerëzit e tij që e ndiqnin
kudo, Orlando, Oliveri si dhe Aliena.
Në atë moment Ganimed hyri dhe i tha dukës:
- Nqs sjell këtu vajzën tënde Rosalind, a do ta martosh atë me Orlandon?
- Do ta bëj! - tha ai. Sikur të kisha mundësi të gjithë mbretërinë do t’ia falja.
- Dhe ti thua se do ta pranosh atë kur ta sjell këtu? – i’u drejtua Orlandos.
- Edhe sikur të isha mbret i të gjitha mbretërive. – u përgj ai.
Pastaj
dy vajzat dolën jashtë ku Rosalinda veshi sërisht rrobat e saj vajzërore dhe
pas pak u kthyen sërisht brenda.
Fillimisht ajo i foli atit të saj:
- Ta jap veten time ty, dhe e jotja do të jem.
- Nqs kjo që shikoj është e vërtetë – i tha ai – ti je vajza ime.
Pastaj u kthye nga Orlando:
- Ta jap veten time ty, dhe e jotja do të jem.
- Nqs kjo që shikoj është e vërtetë, - i tha ai - ti je Rosalinda ime.
- Nuk do të kisha baba nqs nuk do të ishe ti ai! – i tha ajo dukës së dëbuar.
- Nuk do të kisha bashkëshort nqs nuk do të ishe ti ai! – i’u kthye më pas Orlandos.
Kështu
Orlando dhe Rosalinda u martuan, po ashtu edhe Oliveri me Selian e jetuan
përgjithmonë të lumtur dhe së bashku me dukën u kthyen në mbretëri. Frederiku
kishte kohë që nuk gjente paqe nga ligësitë që kishte bërë për të marrë diҫka
që nuk si takonte dhe kështu i’a ktheu pushtetin vëllait të tij, ndërsa vet u
mbyll në një manastir dhe u lut për falje.
Ceremonia
e martesës ishte kaq e lumtur në lëndinat me myshk të pyllit. Atë ditë madje u
martuan edhe bariu së bashku me bareshën e tij, që Rosalinda i kishte njohur
gjatë kohës që mbante veshur rrobat djaloshare. Dhe sigurisht nuk do të gjenin
kurrë vend më të mirë për të qenë të lumtur se sa më gjelbërimin e atij pylli
që i kishte sjellë kaq gëzim.
Comments
Post a Comment