Sinjalizuesi nga Charls Dickens

 

- Hej ti atje poshtë!

Kur e dëgjoj zërin që e thirri, ai po qëndronte tek dera e shtëpizës së tij, me një flamur në dorë, të mbledhur rreth shtizës së shkurtër. Duke marrë parasysh pozicionin ku ai gjendej poshtë në tokë, dikush tjetër nuk do të kishte asnjë dyshim nga mund të kishte ardhur zëri, por në vend të shihte sipër aty ku unë po qëndroja, ai bëri një rrotullim 180 gradë dhe pa tutje pas tij. Kishte diҫka të ҫuditshme në mënyrën se si vepronte por, nuk arrita ta kuptoja se cfarë. E dija se ishte mjaftueshëm e cuditshme sa për të më tërhequr vëmendjen, edhe pse silueta e tij shfaqej e mjegullt dhe e errët poshtë në llogoren e thellë, ndërsa unë qëndroja aty sipër, jo shumë larg tij. Dielli kishte arritur në një pikë dhe prej ku isha më duhej të mbuloja sytë me duar që të mund të shikoja pa u verbuar.

- Përshëndetje atje poshtë!

Siҫ ishte, me sytë drejtuar poshtë ai u kthye sërisht në pozicionin fillestar dhe i ngriti sytë sipër pikërisht aty ku ndodhesha unë.

- A ka ndonjë rrugë që mund të zbres atje poshtë tek ti?

Ai po më vështronte pa u përgjigjur. Pikërisht në atë moment u ndje një dridhje e fortë e ajrit dhe tokës, e cila u kthye papritur në një pulsim të dhunshëm dhe një forcë e padukshme më shtyu një hap pas dhe gati sa s’më rrëzoi përtokë. Kishte qenë shpejtësia e trenit që e kishte turbulluar ajrin dhe sapo ai u largua, duke vazhduar rrugën tej nëpër fushën e hapur, hodha sërisht sytë poshtë dhe e pash sinjalizuesin duke mbështjellë flamurin që e kishte përdorur për të bërë shenjë makinistit. Ja përsërita sërisht pyetjen time. Pas një pauze, gjatë së cilës ai më pa me vëmendje maksimale, bëri shenjë, me flamurin e mbledhur, në një pikë vetëm pak centimetra larg meje. Vazhdova të flisja duke u rrekur të afrohesha.

- Në rregull!

Sapo zbrita u gjeta në një rrugëz të shkurtër me zig zake të cilën ndoqa. Hekurudha ishte tepër e thellë dhe jo lehtësisht e kalueshme. Muret e tunelit ishin krijuar nga një gur i ftohtë dhe i lagësht, i cili behëj edhe më keq sa më shumë i afrohesha. U vonova sa munda në mënyrë që t'i jepja atij që ndodhej atje poshtë kohë të mendonte dhe reflektonte. Kur u afrova mjaftueshëm fundit të rrugës zig zage e pash se po qëndronte ndërmjet shinave, pikërisht aty ku sapo kishte kaluar treni, në një mënyrë sikur mezi po më priste që të shfaqesha. Dorën e majtë e kishte vendosur në mjekër, ndërsa bërrylin e kishte mbështetur në dorën e djathtë. Qëndrimi i tij më bëri të ndaloja për një moment dhe të mendoja. Rifillova rrugën time dhe kapërceva pikërisht mbi shina aty ku po qëndronte dhe ai. Kur e pashë ishte një njeri i zbehtë, me mjekërr të errët dhe me vetulla të rëna. Vendi ku qëndronte ishte aq i vetmuar dhe i mjerë sa nuk kisha parë kurr më parë një të tillë. Në njërën anë, një mur guri i thyer dhe i lagësht i cili linte të zbuluar vetëm një rrip qielli, në një anë tjetër dukej vetëm një zgjatim i këtij lloj burgu, pas shpinës së tij mund të shihje vetëm një dritë të kuqe pulsuese dhe hyrjen në një tynel të errët, në të cilin dukej sikur do të merrëj fryma. Me shumë siguri drita e diellit nuk do të ket arritur kurrë aty dhe për pasojë ndjehej një aromë toke të kalbur dhe ishte aq shumë e ftohtë saqë sapo u futa ndjeva drithërimat të më pushtonin. Përpara se ai të pendohej që më kishte lejuar të hyja, unë isha mjaftueshëm pranë sa mund ta prekja. As në atë moment nuk i largoi sytë nga të mit, u tërhoq një hap pas dhe ngriti kokën. Ai vërtetë ishte një vend shumë i vetmuar, por se di pse ma kishte tërhequr me një herë vëmendjen kur po e shihja nga atje sipër. Besoj se ishte e rrallë të kishe një vizitor aty, dhe ma do mendja nuk do të ishte shumë i mirëpritur. Tek unë ai me siguri pa një burrë i cili kishte kaluar gjithë kohën e tij i mbyllur në kufizimet që i kishte ofruar jeta dhe që në momentin e parë kur kishte mundur të arratisej prej saj i ishte zgjuar interesi për këto punë të mëdha. Me këtë qëllim i fola, por nuk jam i sigurt nqs ishin ato termat që duhej të përdorja. Për të qenë i sinqertë nuk jam shumë i zoti në hapjen e bisedave, por kishte diҫka tek ai që më shtynte. Vështroi me vëmendje dritën e kuqe në hyrje të tynelit sikur diҫka t'i mungonte dhe pastaj më pa mua.

- Të kujdesesh për të është detyra jote apo jo? – e pyeta si për të nisur bisedën.

Ai u përgjigj me zë të ulët.

- A nuk e di dhe ti se kjo është detyra ime?

Një mendim i tmerrshëm më kaloj në mendje, ndërsa vazhdoja të mbaja sytë mbi fytyrën e zbehtë, se ai që shfaqej përpara meje mund të ishte një shpirt dhe jo një njeri i vërtetë. E kisha pasur këtë mendim që në momentin e parë që e pash. Kur tentova të bëja një hap pas nga vështrimi i tij ndjeva se kishte frikë prej meje. Kjo gjë m'i largoj menjëherë mendimet e mija të tmerrshme.

- Po më shikon sikur jam një fantazmë! – i thash duke u përpjekur të krijoj një buzëqeshje.

- Po dyshoja nqs të kam parë diku tjetër. – ma ktheu.

- Ku?

Ai drejtoi gishtin tek drita e kuqe ku ishte duke vështruar pak më parë.

- Atje? – i thash.

Dhe menjëherë, pa m'i shkëputur sytë ai u përgjigj

- Po.

- Miku im i mirë, ҫfarë do të kërkoja unë aty? A je plotësisht i sigurt për këtë që po

thua?

- Mendoj se jam. – u përgjigj ai – Po, jam plotësisht i sigurt.

Sjelljet e tij ishin të qarta pothuajse si të mijat dhe fjalët i përzgjidhte me kujdes. Ç'lidhje mund të kishte ai njeri me atë vend? Mund të kishte shumë përgjegjësi, por përpikmëria dhe të qënit i vëmendshëm ishin ato më kryesoret që i kërkoheshin në këtë punë, që e mbante larg nga bota. Të ndryshonte sinjalin, të rregullonte dritën dhe të kthente levën e hekurt ishin gjithҫka i duhej të bënte atje poshtë. Pavarësisht orëve të gjata dhe të vetmuara që m'u dukë se kalova atje, ai mundi vetëm të më thoshte se rutina e jetës së tij ishte e përcaktuar tashmë dhe ai ishte mësuar me këtë gjë. Atje poshtë ai kishte mësuar një gjuhë të vetën me shenaja dhe madje kishte krijuar dhe disa ide se si mund ta përhapte atë. Ishte përpjekur gjithashtu të mësonte dhe pak algjebër, por fatkeqësisht që i vogël nuk kishte qenë shumë i aftë. Ҫfarë rëndësie kishin për të këto gjëra, duke pasur parasysh se detyra e tij kishte qenë gjithmonë të qëndronte aty poshtë, në atë vend ku të zihej fryma, pa pasur mundësinë të shihte as dritën e diellit ndërmjet atyre mureve? Ndonjëherë ai i krijonte mundësi vetes për të dalë pak në sipërfaqe e për të thithur pak ajër të pastër, por koha ishte e pamjaftueshme pasi zilja mund të binte në ҫdo moment dhe duhej të ishte sërisht në krye të detyrës. Ai më futi në shtëpizën e tij ku ishte ndezur një zjarr, gjithashtu gjendej dhe një libër i mbushur me shkrime si dhe një makinë telegrafike së bashku me zilen për të cilën më foli. Dukej që ishte njeri i edukur dhe besoja se do të donte të më fliste për këtë. Ndoshta në rininë e tij mund të kishte qenë një student filozofie dhe ndiqte leksionet e mësuesit të tij, por jo. Ai kishte qenë ndryshe nga ҫ’ishte sot, i kishte keqpërdorur mundësitë e tij, kishte zbritur atje poshtë për të mos u ngjitur më. Nuk kishte më asnjë mundësi tjetër. E kishte krijuar jetën e tij dhe tashmë ishte shumë vonë për ta ndryshuar. Gjithҫka që ai e konsideronte të tijën ndodhej pikërisht aty poshtë në atë llogore dhe në atë shtëpizë që po e ndante tanimë me mua. Herë pas here më drejtohej me fjalën zotëri dhe veҫanërisht kur më fliste për rininë e tij sikur donte të më tregonte se kishte qenë gjithmonë pikërisht ashtu siҫ e kisha gjetur. Zilja e vogël e kishte ndërprerë disa herë dhe i’u desh të lexonte disa mesazhe e t’u përgjigjej. Një herë madje i’u desh të dilte jashtë derës dhe të ngrinte flamurin e vogël ndërsa treni kalonte dhe përshëndeti nga larg makinistin. Gjatë asaj kohe vura re gjithashtu se ishte tepër vigjilent dhe i përkushtuar në atë që bënte, pasi herë pas her, kur i duhej, e ndërpriste bisedën dhe i kthehej punës së tij i heshtur derisa e mbaronte. Sikur të ishte për mua, do të thoja se ishte njeriu më i sigurt për t’u punësuar në vende me përgjegjshmëri të lartë, madje disa herë e vura re të kthente kokën nga zilja e vogël dhe pse ajo nuk kishte tringëlluar dhe më pas u ҫua të hapte derën e dhomëzës për të kontrolluar dritën e kuqe në hyrje të tunelit. Pasi mbaronte me vëzhgimin ai kthehej sërish pranë zjarrit për t'u ngrohur nga drithërimat që i shtinte ajri i atyshëm.

- Biseda me ty më bëri të mendoj se jam takuar tashmë me një njeri të kënaqur nga kjo botë. – i thash teksa u ngrita për t’u larguar.

- Besoj se kështu kam qenë – tha ai me zë të ulët siҫ kishte folur më parë – por, jam i shqetësuar zotëri, jam i shqetësuar.

Në një ҫast mu duk sikur do të donte ti merrte mbrapsht ato fjalë që tha, por tani ishte vonë.

- Përse? Cfarë të shqetëson? – e pyeta.

- Është shumë e vështirë ta thuash zotëri. Është e vështirë për mua të flas. Nqs do të kem mundësi të të takoj ndonjë herë tjetër do të përpiqem të ta them.

- Do të dëshiroja shumë të të bëja një vizitë tjetër. Më thuaj, kur dëshiron që të vij?

- Zilja bie herët në mëngjes dhe më duhet të qëndroj deri në dhjetë të mbrëmjes zotëri.

- Unë do të vij në njëmbëdhjetë.

Ai më falenderoi dhe më shoqëroi deri tek dera.

- Do të ndez dritën deri sa të ngjitesh zotëri. – tha më zërin e tij të ulët. – Vetëm të lutem të mos bëjmë zhurmë.

Mënyra se si ai fliste më bënte ta ndeja edhe më të ftohtë atë vend, por nuk munda të thoja asgjë më tepër se sa:

- Shumë mirë.

- Edhe nesër kur të vini ju lutem të mos bëni zhurmë. Më lejoni t’iu bëj një pyetje zotëri. Cfarë ju bëri të më thërrisnit sonte “Përshëndetje atje poshtë”?

- Vetëm një Zot e di se cfarë. – i thash.

- I di shumë mirë ato fjalë zotëri.

- Nuk kisha asnjë qëllim kur i thashë, por ndodhi vetëm se të pash këtu poshtë.

- Për asnjë arsye tjetër?

Ҫ'arsyeje tjetër mund të kisha?

- Nuk kishit atë ndjesinë sikur një forcë mbinatyrore ju shtyu?

- Jo.

Më uroi natën e mirë dhe ndezi dritën. Eca poshtë përgjatë shinave derisa e gjeta rrugën. Ishte më e thjeshtë të ngjiteshe se sa të zbrisje aty dhe më pas u ktheva në han. I përpiktë në takimin tim, sapo vendosa hapin e parë në rrugën zig zage ora shënoj njëmbëdhjetë. Ai ishte duke më pritur në hyrje të tunelit me dritën e ndezur.

- Nuk bëra zhurmë. – i thash sapo u afruam – Mund të flas tani?

- Pa dyshim zotëri. Mirë se erdhe!

Pastaj ecëm krah njëri tjetrit në drejtim të shtëpizës së tij, u futëm brenda, ai mbylli derën dhe u ulëm pranë zjarrit.

- E kam ndarë mendjen zotëri, – nisi të fliste ai duke u përkulur, sapo ishim ulur dhe duke folur me një zë pak më të lartë se një pëshpërimë – që ju nuk duhet të më pyesni dy herë se cfarë më shqetëson. Të morra për dikë tjetër mbrëmë. Kjo më shqetëson.

- Ngatërresa?

- Jo. Ai personi tjetër.

- Kush është?

- Nuk e di.

- Më ngjan mua?

- Nuk e di. Nuk i’a kam parë kurrë fytyrën. Krahun e majtë e ka mbi fytyrë dhe krahun e djathtë e tund, e tund shumë fortë. Ja kështu.

I ndoqa me sy veprimet e tij, dhe ishte veprimi i një krahu që tundej me vrull dhe dukej sikur thoshte “Për hir të Zotit, largohu nga rruga ime”.

- Një natë, – tha burri – isha ulur këtu kur dëgjova një zë të më thërriste “Hej ti atje poshtë”. Unë u ngrita, duke parë nga dera, dhe e pash këtë njeriun tjetër duke qëndruar pranë dritës së kuqe pranë tynelit duke lëkundur dorën pikërisht ashtu siҫ të tregova. Zëri dukej i ngjirur dhe sikur qante e thërriste “Kujdes! Kujdes!” Dhe pastaj përsëriti “ Hej ti atje poshtë! Kujdes!” Unë e ndeza dritën e kuqe dhe vrapova në drejtim të tij duke e pyetur “ Cfarë problem ka? Cfarë ndodhi? Ku? Thjeshtë qëndronte aty në errësirën e tynelit. Ju afrova aq afër dhe bëra ti largoja mëngën që i binte mbi sy por në atë moment u zhduk.

- Në tynel? – e pyeta.

- Jo. Unë eca goxha brenda tynelit. Ndalova dhe e ngrita llampën e dorës mbi kokë dhe nuk pash asgjë përveҫ këtyre mureve të lagësht. U ktheva pas me shpejtësi, vështrova sërisht aty ku kishte qëndruar më përpara, hipa në shkallën e hekurt sipër galerisë. Pasi e pash se nuk kishte asgjë u ktheva sërisht këtu. Dërgova menjëherë sinjal dhe i pyta “A ka ndonjë problem?” ata mu përgjigjën Ҫdo gjë është në rregull!”

Duke bërë për inertsi gjeste me duar e duke u përpjekur ta marr situatën në dorë, kur pash tmerrin në sytë e sinjalizuesit, i tregova se këto përfytyrime mund të ishin hile e shikimit të tij, ҫka do të thoshte se ato përfytyrime e kishin origjinën në ndonjë dobësi të nervave që ndikonin në funksionimin e syve. Madje kishte edhe pacientë të tjerë që vuanin nga këto shqetësime, disa prej të cilëve ishin bërë dhe të vetëdijshëm për natyrën e këtij shqetësimi dhe madje ishin bërë edhe eksperimente lidhur me të.

- Ndërsa për sa i përket zërit që ke dëgjuar mund të ketë qenë era që i ka shkaktuar ato tinguj ose dhe zhurmat e telave të telegrafit.

Po shkonte gjithcka shumë mirë, ndërsa kishim pushuar për një moment të dëgjonim tingujt e erës dhe telave të telegrafit siҫ ja kisha shpjeguar më parë por, ai vazhdonte të thoshte se nuk kishte përfunduar ende. Kërkova falje që e kisha ndërprerë dhe ai me ngadalë shtoi këto fjalë duke më prekur në krah.

- S’kishin kaluar as gjashtë orë nga shfaqja kur një aksident i tëmerrshëm ndodhi në këtë linjë dhe brenda dhjetë orëve të vdekur e të plagosur u sollën nga tyneli pikërisht në vendin ku figura kishte qëndruar.

Një ndjenjë frike më kaploi por u mundova që ta largoj në moment. Nuk duhej mohuar, u pajtova se kjo ishte një rastësi e jashtëzakonshme, duke u përpjekur që t'i mbushja sadopak mendjen se e besoja. Nuk mund të mohoej se rastësitë ndodhnin dhe kjo mund të ishte një nga këto raste. Megjithatë për të qenë i sigurt shtova, kur pash se po përgatitej përsëri për të më kundërshtuar, se njerëzit zakonisht e parandjejnë kur janë të lidhur shumë me dicka, pikërisht siҫ ishte ai me atë vend. Më tha sërisht se nuk kishte përfunduar. I kërkova sërisht ndjesë që e kisha ndërprerë.

- Kjo – tha ai duke vendosur dorën në krahun tim dhe duke i hedhur sytë e tij të zbrazur mbi shpatull – ndodhi një vit më parë. Kaluan nja gjashtë a shtatë muaj derisa e morra veten nga shoku që kalova, kur një mëngjes, sapo dita kishte nisur, po qëndroja tek dera, duke vështruar dritën e kuqe dhe e pash sërish atë fantazmë. Ai ndaloi me shikimin të fiksuar mbi mua.

- A të foli këtë herë?

- Jo. Ishte e qetë.

- A e tundi krahun?

- Jo. Qëndroi me të dyja duart mbi fytyrë kundër diellit. Ja pikërisht kështu.

Edhe një herë tjetër ndoqa me sy veprimet e tij. Ishte një veprim sikur po vajtonte. Kisha parë figura të tilla në guret e varreve.

- Ju afrove?

- Erdha këtu brenda dhe u ula, pjesërisht për të mbledhur mendimet dhe pjesërisht sespe kjo më kishte frikësuar. Kur shkova sërisht tek dera, drita e djellit ra mbi mua dhe fantazma ishte larguar.

- Asgjë nuk ndodhi më pas?

Ai më preku me gishtin tregues dy a tri herë duke më kërkuar vëmendjen maksimale.

- Atë ditë, ndërsa një tren ishte duke ardhur nga tyneli, unë vura re, në dritaren e një vagoni që binte pikërisht nga kjo anë, që dukej si një pështellim kokësh dhe duarsh dhe diҫka u tund. E pash pikërisht në kohë për ta sinjalizuar makinistin të ndalonte. Ai e kuptoi, shkeli fortë frenat, por treni nuk ndaloi me njëherë dhe vazhdoi të ecte dhe disa metër më tutje. Vrapova atje ku kishte ndaluar dhe ndërsa ecja dëgjova të qara dhe ulërima të tëmerrshme. Një zonjë e re dhe e bukur kishte vdekur në një nga ndarjet dhe e sollën këtu duke e vendosur në këtë dysheme pikërisht këtu ku po qëndrojmë ne. Në mënyrë të pa vullnetshme shtyva karriken pas dhe hodha sytë aty ku më drejtoi ai.

- Është e vërtetë zotëri. E vërtetë! Pikërisht ashtu siҫ ndodhi po ta tregoj.

Nuk po mund të gjeja asgjë për të thënë dhe gojën e kasha shumë të thatë. Era dhe telat po na tregonin tashme një histori vajtuese. Ai vazhdoi.

- Tani zotëri, mbajeni mend këtë dhe gjykojeni ju se përse jam i shqetësuar. Fantazma u kthye sërisht një javë më parë. Që atëherë, qëndron aty.

- Tek drita?

- Tek drita e rrezikut.

- Cfarë duket të bëjë?

Ai përsëriti sërisht gjestet kur kishte dashur të shprehte “Për hir të Zotit, largohu nga rruga ime” pastaj vazhdoi:

- Nuk po gjej dot qetësi prej saj. Më thërret për shumë minuta në një zë të vuajtur “Hej ti atje poshtë! Kujdes! Kujdes!” ma bën me dorë, i bie ziles së vogël.

Në atë moment u kujtova.

- A i ra ziles dje në mbrëmje kur unë isha ktu dhe ti shkove më pas tek dera?

- Dy herë.

- E shikon pra – i thash – se si imagjinata po luan lojëra me ty. Sytë i kisha fiksuar tek zilja, dhe i kisha hapur veshët mirë të dëgjoja dhe nqs këto shqisa më funksionojnë ende, ajo nuk tringëlloi në asnjë cast.

Ai tundi kokën.

- Nuk kam gabuar asnjë herë deri më sot zotëri. Nuk i kam ngatërruar kurrë tringëllimën e ziles së asaj fantazme me atë që shkakton treni zotëri. Dridhja që bën zilja nga një fantazëm që vjen nga hiҫi... Nuk më cudit që ju nuk e keni dëgjuar por, unë e dëgjova.

- Dhe a ishte fantazma atje kur ti dole të kontrolloje?

- Ishte atje.

- Të dyja herët?

- Në të dyja herët! – miratoi ai. – Dëshiron të vish tani me mua tek dera dhe ta shohësh?

Unë hapa derën,dhe qëndrova tek pragu ndërkohë që ai qëndronte ende brenda shumë pranë meje. Atje ishte drita e rrezikut. Pastaj ishte dhe hyrja e zymtë e tynelit. Ishin dhe muret e gurtë, të lartë e të lagësht. Ishin dhe yjet mbi to.

- E shikon? – e pyeta duke u përpjekur të lexoja shprehinë e fytyrës së tij.

Sytë e tij ishin fiksuar mbi atë pikë sikur po përpiqej domosdoshmërisht të shquante

diҫka.

- Jo, - u përgjigj – nuk është aty.

- Pikërisht! – i thash.

U kthyem brenda sërisht, mbylli derën dhe zumë sërish vend në ndenjëset tona. Isha duke u kënaqur me avantazhin që sapo kisha fituar ndaj tij, nqs mund të quhej i tillë, kur ai nisi të thoshte se nuk po i merrja parasysh faktet që ai po më shtronte dhe se nuk do ta besoja kurrë, kështu që euforia nuk më zgjati tepër.

- Duhet ta kuptosh zotëri, – tha ai – se ajo që më shqetëson kaq shumë është pyetja se cfarë do të thotë ajo fantazmë?

Nuk isha i sigurt por i thash se e kuptoja krejtësisht se cfarë donte të thoshte.

- Për cfarë po më paralajmëron? – po pëshpëriste ai duke i mbajtur sytë në drejtim të zjarrit të ndezur dhe ndonjëherë i kthente drejt meje. – Ҫfarë mund të ndodhi tjetër? Mendoj se një rrezik qëndron pezull nëpër të gjithë vendin. Një fatkeqësi e tmerrshme do të ndodh. Nuk ka dyshim, pas asaj që ka ndodhur më herët. Nuk mund ta imagjinosh sa e tmerrshme është kjo për mua. Cfarë mund të bëj?

Nxorri nga xhepi një shami dhe fshiu pikat e djersës, të krijuara nga nxehtësia, në ballin e tij.

- Nuk e di nqs duhet t’i lajmëroj për një rrezik për aq kohë sa nuk ka asnjë arsye për ta bërë – vazhdoi duke fërkuar pëllëmbët e duarve. – Vetëm do të futesha në telashe dhe nuk do të arrija asgjë të mirë. Ata do të mendojnë se jam i ҫmendur. Do të funksiononte kështu: Mesazhi “Rrezik! Bëni kujdes!”, përgjigjia “Cfarë rreziku? Ku?”, mesazhi: “Nuk e di, por për hir të Zotit bëni kujdes!”. Ata do të më largonin që këtu. E ҫtë bëjnë tjetër.

Ishte kaq e mjerueshme ta shihje dhimbjen e tij. Ishte tortura mendore e një njeriu të ndërgjegjshëm, i shtypur nga përgjegjësia që nuk dite si ta mbante.

- Kur fillimisht u shfaq nën dritën e dritës së rrezikut – vazhdoi duke hedhur pas flokët e tij të errët – pse nuk më tregoi se ku do të ndodhte ai aksident? Pse nuk më tha se si ta evitoja, nqs mund të evitohej? Po kur u kthye herën e dytë në vend që të fshihte fytyrën pse nuk më tregoi se ajo vajzë e re do të vdiste dhe të lajmëronim dikë që të mos e linin të nisej atë ditë. Nqs në ato dy raste erdhi për të më lajmëuar tragjedi atëherë cfarë dëshiron të më thotë tani? Oh Zot! më ndihmo mua, këtë burrë të gjorë që qëndron i vetëm këtu në këtë stacion. Përse nuk shkon diku tjetër ku mund ta besojnë dhe që kanë fuqi për të vepruar?

Kur e pash në këtë gjende, e kuptova që për hir të këtij burrit të gjorë, po ashtu edhe për të mirën e sigurisë publike, ajo që më duhej të bëja ishte ta qetësoja. Kështu duke lënë mënjanë të gjitha dyshimet ndërmjet nesh, fillova ta bindja se ҫdogjë varej prej tij dhe nqs ai donte ta bënte mirë detyrën e tij duhej të ngrihej tani dhe të ishte vigjilent. Ai u qetësua. Nata ishte periudha që duhej të ishte më i vëmendshëm në punën e tij. Unë u ngrita të largohem rreth orës dy të mëngjesit. E pyeta nqs donte që të qëndroja aty pranë tij por nuk pranoi. Ktheva edhe një herë kokën në drejtim të dritës së kuqë ndërsa bëja të dilja për t'u larguar dhe nuk më pëlqeu ajo që pash. Duhet të kisha fjetur aty, por fatkeqësisht ato që kishin ndodhur më lanë një shije të keqe. Nuk më pëlqyen dy rastet e aksidentit dhe vajza e vdekur. Nuk shoh ndonjë arsye përse ta fsheh. Por ajo që m'i shqetësonte më shumë mëndimet ishte kur pyesja veten se si duhej të veproja tani që e dija se diҫka mund të ndodhte? Dukej se ai që kisha lënë pas ishte një burrë tepër inteligjent, vigjilent, i dhimbsur dhe ekzakt, por sa do të mundte të rezistonte ai në këtë gjendje që ishte? Dukej shumë i vendosur në atë që besonte, nuk do të kisha mundësi kurrë t’ia mbushja mendjen me teorira të ndryshme mjeksore. U largova dhe i thashë se do të kthehesha sërish. Pasditja e ditës tjetër ishte tepër e këndëshme dhe dola herët që të kisha mundësi ta shijoja në maksimum. Dielli nuk kishte rënë ende kur unë i’u afrova llogores. Mendova se s’duhej të kisha ardhur aq herët, por sikur të kisha mundur ta zgjasja dhe nja një orë qëndrimin tim jashtë, atëherë do të kishte qenë koha e përshtatshme për t'u kthyer tek miku im i mirë. Përpara se të vija këmbën për tu ngjitur, ndalova për një moment dhe hodha sytë poshtë pikërisht në atë pozicion ku e kisha parë për herë të parë. Nuk mund ta përshkruaj tëmerrin që më përshkoi, kur pranë hyrjes së tunelit m'u shfaq një burrë me mëngën që i mbulonte fytyrën dhe duke tundur me fuqi dorën e djathtë. Tmerri i paemërt që më pushtoi kaloi sapo pash një grup burrash të cilët po ngrinin një barrelë dhe po qëndronin jo shumë larg nga ai që po përsëriste gjestin. Drita e rrezikut nuk ishte ndezur ende. Në atë grup burrash u përpoqa të shihja në shtëpizën e sinjalizuesit të gjorë. Me një ndjenjë të tmerrshme se diҫka kishte ndodhur përzier me një ndjenjë faji që e kisha lënë të vetëm burrin e mirë zbrita me nxitim nëpër rrugën e ngushtë dhe u afrova.

- Cfarë ka ndodhur? – pyeta një prej burrave që ndodheshin aty.

- Sinjalizuesi u gjend i vrarë këtë mëngjes zotëri.

- Burri i cili jetonte në atë shtëpizë?

- Po zotëri.

- Ai që njihja unë?

- Mund ta dalloni nqs e keni njohur më herët zotëri. – tha burri i cili po ngrinte një anë të barrelës.

- Si ndodhi? Si ndodhi? – pyta duke iu drejtuar sa njërit tjetrit ndërkohë që shtëpiza e vogël po mbyllej për herë të fundit.

- Ishte shtypur nga një tren zotëri. Asnjë në Angli nuk e njihte më mirë se ai këtë punë. Nuk kishte arritur ta vinte re trenin i cili po afrohej ndërsa kishte qenë i përqendruar në një pikë diku në mes të shinave. Tregoja zotërisë si ndodhi Tom.

Burri me një veshje të errët bëri të ecte për në hyrje të tunelit pikërisht atje ku kishte qëndruar për herë të fundit sinjalizuesi.

- Duke ardhur nga ajo kthesë e tunelit zotëri – tha ai – e pash atë këtu në fund, por ishte tepër vonë për të ulur shpejtësinë dhe po e paralajmëroja me bori që të bënte kujdes. Kur e vura re që nuk po reagonte fare nga boria, nisa t'i thërrisja sa më fortë që mundesha.

Ҫfarë i the?

- I thashë “Hej ti atje poshtë, bëj kujdes! Bëj kujdes! Për hir të Zotit largohu nga rruga.” Oh! ҫfarë moment i tmerrshëm që ishte zotëri. Nuk ndalova kurrë së thirruri. Vendosa njërin krah përpara syve që të mos kisha mundësi ta shihja atë tragjedi dhe me dorën e djathtë vazhdoja ende ta tundja si për ta paralajmëruar, por nuk funksionoi.

Që nga ai moment e kuptova se burri i gjorë kishte kaq kohë që pregatitej për vdekjen e tij të sigurt.

Comments

Post a Comment