Hermia dhe Lisandri ishin dy të dashuruar. Fatkeqësisht,
babai i Herminës dëshironte që ajo të martohej me një tjetër djalosh të quajtur
Demetrius. Në Athinë, ku ata jetonin, ekzistonte një ligj, sipas të cilit ҫdo
vajzë e cila refuzonte të martohej me dëshirën e babait të saj, dënohej deri
edhe me vdekje. Babai i Herminës i cili ishte kaq shumë i mërzitur me refuzimin
e të bijës, vendosi ta ҫonte ҫështjen përpara Dukës së Athinës për të marrë
masat e duhura, nqs ajo ende vazhdonte të mos i bindej. Duka i dha Herminës katër
ditë kohë që të mendohej dhe në fund, nqs ende vazhdonte të refuzonte të
martohej me Demetriusin, duhej të vdiste. Sigurisht që Lisandri ishte jashtëzakonisht
i pikëlluar nga kjo ngjarje dhe mendoj se gjëja më e mirë që duhej të bënte
ishte ta dërgonte Hermian në shtëpinë e tezes së saj, aty ku ky ligj nuk
funksionte dhe më vonë do të shkonte të martohej me të.
Përpara se të nisej, Hermina i tregoj për planin që kishin thurur mikeshës së saj Helenës.Hermina naive nuk e dinte se Helena ishte prej kohësh në një lidhje dashurie me Demetriusin. Duke qenë budallaqe, si të gjithë njerëzit xheloz, Helena nuk mund ta shihte se nuk ishte faji i Herminës së gjorë që Demetriusi dëshironte të martohej me të. Ajo e dinte se nqs do t’i tregonte Demetriusit se Hermina do të dilte jashtë Athinës, ai do ta ndiqte, "Dhe unë do të shkojë pas tij. Kështu të paktën do të kem mundësinë të qëndroj pak kohë me të" - mendoj ajo.
Me këto mendime në kokë Helena shkoj drejtë e tek Demetriusi dhe i tregoj sekretin e mikeshës së saj. Pylli ku Lisandri do të takonte Herminën dhe ku dy të tjerët i prisnin, ishte i mbushur me zana, ashtu siҫ është i mbushur ҫdo pyll tjetër, vetëm të kishe sy t’i shihje. Në këtë pyll atë natë gjendej edhe mbreti e mbretëresha e zanave, Oberoni dhe Titania. Zanat janë qenje shumë të zgjuara, por hera herës mund të jenë po aq budallaqe sa njerëzorët e vdekshëm.
Oberoni dhe Titania, të cilët mund të kishin zgjedhur t’i kalonin të lumtur ditët e tyre, e kishin hedhur gjithë gëzimin e tyre në një grindje të marrë. Kurrë nuk ndodhte që ata të takoheshin e të mos grindeshin e qortonin njeri tjetrin për gjithҫka. Në këto raste zanat e tyre të vogla që i ndiqnin trembeshin dhe fshiheshin në lëvozhgat e lëndeve. Kështu në vend që të festonin e të kërcenin nën dritën e hënës së mësnatës, mbreti së bashku me shoqëruesit e tij endeshin në njerën anë të pyllit, ndërsa mbretëresha me shoqërueset e sajë në anën tjetër. Shkaku i kësaj gjendjeje ishte një djalë i vogël Indian të cilin Titania e kishte marrë për të qenë një nga ndjekësit e saj. Në anën tjetër Oberoni dëshironte që vogëlushi të ndiqte atë dhe të bëhej një prej zanave të tij kalorës. Por Mbretëresha kurrësesi nuk dorëzohej. Këtë natë, në lëndinën e gjerë mbi të cilën kullonte drita e hënës, mbreti dhe mbretëresha e zanave u takuan.
- Po të takoj nën dritën e hënës, Titania krenare. – tha mbreti
- Ҫ’thua kështu xhelozi Oberon? – iu përgjigj mbretëresha – E prish gjithmonë me këto grindjet e tua. Ejani zana, le të largohemi. Nuk dua të qëndroj më pranë tij.
- Je ti ajo që e fillon grindjen! – vazhdoi mbreti. Më jep djalin e vogël Indian dhe unë do të bëhem sërisht shërbëtori yt i përulur dhe i nënshtruar.
- Largoje mendjen nga ajo mesele – iu
kthye mbretëresha. E gjithë mbretëria jote e zanave nuk mund ta blejnë atë djalë
nga unë. Ejani zana!
Pasi tha këto fjalë, u nis rrugës së saj së bashku me shoqërueset.
- Në rregull. Largohu! Por do të takohemi sërisht përpara se të ikësh nga ky pyll.
Pastaj Oberoni thirri zanën e tij të preferuar, Puk. Puk ishte tepër dinak. Ai rrëshqiste në fuҫitë e qumshit dhe u rrëmbente ajkën, futej në dybek e prishte gjalpin, thartonte birrën, i drejtonte njerëzit në rrugët e errëta gjatë natës dhe qeshte me ta, u tërhiqte atyre stolat ndërsa ishin duke u ulur për t’i rrëzuar, u derdhte pijet e nxehta kur provonin të pinin nga kupat e tyre.
Ndërsa
Puku u largua, Demetrius kaloj përmes lëndinës, i ndjekur nga Helena e gjorë e
cila i shprehte me fjalët më të bukura se sa shumë e donte dhe i kujtonte
premtimet që kishin dhënë, e ndërsa ai i thoshte se as e kishte dashur e as do
ta donte ndonjëherë, e se premtimet e tij kishin qenë të kota. Oberoni që i dëgjoj,
i erdhi keq për Helenën dhe kur Puku u kthye me lulen ai e urdhëroj t’a ndiqte
Demetriusin dhe të vendoste pak nga lëngu në sytë e tij, kështu që kur të
zgjohej ta donte Helenën aq shumë saҫ e donte dhe ajo. Kështu Puku u nis, e
duke u endur nëpër pyll nuk gjeti Demetriusin por Lisandrin, në sytë e të cilit
vendosi lëngun e lules. Kur Lisandri u zgjua nuk pa Herminën e tij, por Helenën
e cila po kërkonte nëpër pyll Demetriusin e keq. Sapo e pa ai u dashurua tmerrësisht
me të dhe e harroj zonjushën e tij të zemrës. Kur Hermina u zgjua ajo pa se
Lisandri ishte larguar e nisi ta kërkonte nëpër pyll. Pasi përfundoi detyrën e
tij, Puku u kthye pas dhe i tregoi Oberonit krejt ҫ’kishte ngjarë dhe mbreti
menjëherë e kuptoi gabimin që ishte bërë e kështu u nis të kërkonte Demetriusin
dhe pasi ta kishte gjetur do të vendoste lëngun e lules edhe mbi sytë e tij. Gjëja
e parë që Demetriusi pa kur u zgjua ishte gjithashtu Helena.
Kështu si Demetriusi ashtu dhe Lisandri nisën ta kërkonin atë në pyll, ndërsa ishte radha e Herminës tashmë të ndiqte të dashurin e saj ashtu siҫ kishte bërë Helena më parë. Në fund Helena dhe Hermina nisën grindjen mes tyre si edhe Demetriusi e Lisandri nisën luftën. Ndërsa i shihte Oberonit i vinte shumë keq që tentativa e tij për t’i ndihmuar këta të rij nuk kishte shkuar siҫ duhej. Kështu që i tha Pukut:
- Këta dy djelmosha do të grinden mes tyre. Detyra jote është ta mbulosh natën me mjegull aq të dendur sa të mos arrijnë të dallojnë më njeri tjetrin. Kur të jenë lodhur do ti zërë gjumi. Pastaj hidh këtë këtë barishten në sytë e Lisandrit, kjo do t’i kthej atij dashurinë e mëparshme. Kështu secili djalosh do të ket pranë vajzën që e dashuron dhe do të mendojnë se e gjitha kjo që ndodhi ishte vetëm ëndërr e një nate vere, e ҫdogjë do të kthehet si më parë.
Edhe
një herë Puku u nis e bëri siҫ i thanë. Kur të dy i kishtë zënë gjumi në pamundësi
për t’a gjetur njeri tjetrin, Puku derdhi lëngun në sytë e Lisandrit dhe tha:
“Kur të zgjohesh
Të kujtohesh
Kënaqësinë që ta gjesh
Në shikimin që do ndesh
Sytë e vajzës bukuroshe
Që me hire do të joshe”
Ndërsa
Oberoni gjeti Titanian duke fjetur pranë një ledhi ku rritej trumzë, lule dëbore
e manushaqe, dorëzonjë, trëndafila të egër e të butë. Atje Titania flinte
gjithmonë një pjesë të natës e mbështjellë me lëkurë gjarpëri. Oberoni ndaloj
mbi të e derdhi lehtë lëngun magjik mbi sytë e saj të fjetur duke thënë:
“Cfarë të shohësh kur të zgjohesh
Dashurinë e vërtetë të njohësh”
E kështu ndodhi që kur Titania u zgjua gjëja e parë që pa ishte një klloun budalla që kishte humbur në pyll pas shfaqes. Ky klloun ishte takuar me Pukun, i cili i kishte vendosur një kokë gomari që dukej sikur i kishte mbirë mbi shpatulla. Menjëherë Titania u zgjua dhe kur pa këtë mostër të tmerrshme tha:
- Cfarë ëngjëlli është ky? A thua se je po aq i zgjuar sa edhe i bukur?
- Mjafton të jem mjaftueshëm i zgjuar sa të gjej rrugën e daljes nga ky pyll. – tha kllouni budalla.
- Mos kërko të largohesh nga ky pyll. – i tha Titania.
Lëngu magjibërës tashmë e kishte dhënë efektin mbi të dhe ai klloun i dukej krijesa më e bukur dhe e dashurueshme që mund të ekzistonte.
- Unë të dashuroj. – vazhdoj ajo. Eja me mua, dhe do të vë të gjitha zanat në shërbimin tënd.
Pasi tha këto fjalë thirri katër zana, emrat e të cilave ishin Lulebizelja, Pëlhurëmerimanga, Fluturnata dhe Farëmustarda.
- Ju duhet t’i shërbeni këtij zotërie. – tha mbretëresha. Ushqejeni me kajsi e manaferra, rrush të zi, fiq e mana. Zgjidhni për të mjaltin më të ëmbël nga bletët punëtore dhe me krahët e fluturave më të bukura freskojeni e largojeni dremitjen nga sytë e tij.
- Si të urdhëroni madhëri – u përgjigj njëra nga zanat, e u pasua nga të tjerat.
- E tani ulu këtu me mua – i tha mbretëresha kllounit – e më lër t'i ledhatoj faqet, të ta zbukuroj kokën me petalet më të lëmuara të trëndafilit e të të puth sytë e mëdhenj, gëzimi im.
- Ku është Lulebizelja? – pyeti kllouni me kokën e gomarit të cilit nuk i bënte shumë përshtypje dashuria që po i shprehte mbretëresha, aq sa kënaqësia që i ndillte shërbesa e zanave.
- Gati. – u përgjigj Lulebizelja.
- Më kruaj kokën Lulebizele. – tha kllouni. Ku është Pëlhurëmerimanga?
- Gati. – u përgjigj Pëlhurëmerimanga.
- Vrit për mua bletën e kuqe që rri tek ai gjembaҫi atje matanë dhe më sill mjaltin e saj. Ku është Farëmustarda?
- Gati. – u përgjigj Farëmustarda.
- Oh nuk dua asgjë – tha kllouni. Thjeshtë ndihmo Pëlhurëmerimangën të më kruaj kokën. Kam përshtypjen se shumë shpejtë duhet t’i bëj një vizitë berberit.
- Dëshiron dicka për të ngrënë? – i tha zana mbretëreshë.
- Do të doja pak tërshërë të mirë e të tharë – tha kllouni, koka prej gomari e të cilit e bënte që të kërkonte edhe ushqim gomerësh. Ndoshta edhe pak kashtë.
- A do të doje që zanat e mija të të ushqenin arra të njoma të marra drejtë e nga shtëpiza e ketrit? – e pyeti mbretëresha.
- Më mirë të më jepnit nja dy duar bizele të thara – ja ktheu kllouni. Po të lutem të mos të më bezdis më kush. Do të fle!
- E atëherë do të lëkund në krahët e mi. – përfundoi mbretëresha
Ndërsa
Oberoni kalonte aty pari pa mbretëreshën e tij të bukur që nderonte e mbulonte
me puthje një klloun me kokë gomari.
Përpara
se ta ҫlironte nga magjia, ai e bindi atë t’i jepte djaloshin e vogël Indian që
aq shumë e dëshironte t’a kishte. Pastaj i erdhi keq dhe e spërkati me lëng
që i'a largonte magjinë nga sytë e saj të bukur. Sapo u ҫlirua ajo pa se kishte
qenë dashuruar me një klloun kokëgomar dhe kuptoi se sa budallaqe qe treguar.
Oberoni e largoi kokën e gomarit nga kllouni dhe e la të flinte ende me kokën
e tij budallaqe të mbështetur në trumzë e manushaqe. Gjithcka ishte kthyer në
normalitet sërisht. Oberoni dhe Titania u dashuruar sërish me njeri tjetrin më
shumë se kurrë. Demetriusi nuk mendonte më për askënd tjetër veҫ Helenës dhe
sigurisht Helena nuk kishte dashur kurr askënd veҫ Demetriusit. Sa për Hermian
dhe Lisandrin, ata ishin aq shumë të dashuruar saҫ mund të jetë një cift në një
ditë Marsi në mes të një pylli zanash. Kështu katër të dashuruarit e vekshëm, u
kthyen pas në Athinë ku edhe u martuan. Gjithashtu edhe mbreti e mbretëresha
zanë, jetuan të lumtur që nga ajo ditë.
Shuumë e bukur!
ReplyDelete