Një përrallë dimri nga William Shakespeare

 

Leonte ishte mbreti i Sicilisë dhe miku i tij më i mirë ishte Polikseni, mbreti i Bohemias. Ata ishin rritur së bashku dhe ishin ndarë vetëm pasi kishin mbushur moshën që secili prej tyre do të shkonte të udhëhiqte mbretërinë që i ishte caktuar. Pas shumë vitesh, kur ata tashmë ishin martuar dhe kishin krijuar familjet e tyre, Polikseni erdhi në Sicili të kalonte kohë me mikun e tij. Leonte kishte temparament të keq dhe ndonjëherë qe pak budalla, aq sa nisi të mendonte se gruaja e tij, Hermiona, pëlqente Poliksenin më shumë se bashkëshortin e saj.

Atij i ishte fiksuar kaq keq ky mendim saqë askush nuk mund t’ja ndryshonte mendjen. Një ditë prej ditësh urdhëroj Kamilion, njërin nga shërbëtorët e tij, të hidhte helëm në gotën e verës që do t’i shërbehej Poliksenit. Kur dëgjoj këtë plan djallëzor, Kamilio u përpoq kaq shumë t’ja ndryshote mendjen zotërisë së tij, por kur pa se ai nuk po dorëzohej u hoq sikur pranoj. Sapo u largua , Kamilio shkoj dhe ja tregoj të gjithë planin Poliksenit i cili e mori Kamilion dhe së bashku u kthyen pas në Bohemia.

Leontesi i acaruar që nuk ia arriti ta përmbushte planin, e flaku mbretëreshën në burg ndërsa biri i tyre, trashëgimtari i fronit vdiq nga pikëllimi se nuk mundi ta shihte nënë e tij që trajtohej me kaq padrejtësi dhe mizorisht. Ndërsa Hermiona ishte në burg, lindi një bebushe të vogël. Hera herës i kërkonte mikeshës së saj Paulinës ta vishte vajzën me rrobat më të bukura dhe ta dërgonte tek mbreti, me shpresën se ëmbëlsia e vogëlushes do t’ja shkrinte akullin që kishte në zemër ndaj mbretëreshës, e cila jo vetëm që nuk  kishte bërë kurrë asgjë të keqe ndaj tij por, edhe e donte më shumë seҫ e meritonte. Por mbreti as që ia hidhte sytë bebes së gjorë dhe i kërkoj bashkëshortit të Paulinës ta hipte atë në një anije dhe ta linte në vendin më të shkretë të mundshëm. Edhe pse pa dëshirë ai u detyrua ta zbatonte urdhërin e mbretit të tij. Pastaj kërkoj që mbretëresha të akuzohej për tradhëti sepse paskësh pëlqyer më shumë Poliksenin se sa mbretin e saj, por në të vërtetë ajo kurrë nuk kishte menduar ndonjëherë për tjetër veҫse bashkëshortit të saj. Një ditë Leonte vendosi të dërgonte lajmëtarët e tij të pyesnin Zotin Apollo se sa i drejtë ishte dënimin që po i jepte mbretëreshës, por zor se mund të priste derisa lajmëtarët të ktheheshin me përgjigjen, e kështu urdhëroj gjykim. Ngjau që pikërisht në ditën e gjykimit lajmëtarët u kthyen. Fjalët e orakullit ishin këto:

- Hermiona dhe Polikseni janë të pafajshëm, Kamilio një shërbëtor i denjë, Leonte është një tiran xheloz dhe se mbretëria nuk do të ketë më një trashëgimtar, pasi ajo që tashmë ka humbur, nuk mund të kthehet pas.  

Pas pak një burrë u afrua dhe tha se princi i vogël kishte vdekur. Pasi dëgjoj këtë, mbretëresha e gjorë ra në agoni dhe ishte pikërisht ky moment kur mbreti e kuptoj se ҫfarë kishte bërë dhe se sa i padrejtë ishte treguar. Ai urdhëroj Paulinën dhe gratë e tjera që shoqëronin mbretëreshën ta largonin që aty dhe të kujdeseshin maksimalisht që ajo të bëhej mirë sërish. Nuk kaluan shumë kohë dhe Paulina u kthye për t’i dhënë mbretit lajmin se Hermiona nuk jetonte më. Gjendur në këtë situatë mbreti e kuptoj marrëzinë e tij. Mbretëresha e tij kishte vdekur dhe vajzën që mund ta ngushëllonte atin e saj, ai e kishte larguar duke e bërë pre për ujqit e hienat. Tashmë nuk i kishte ngelur  më asgjë. E lëshoj veten në mjerim dhe kaloj shumë vite në lutje e pendesa. Bashkëshorti i Paulinës e kishte lënë princeshën e vogël në brigjet e Bohemias, pikërisht në mbretërinë e Poliksenit. Vogëlushja e gjorë dhe e braktisur u gjend nga një bari. Ajo ishte e veshur me rroba të shtrenjta dhe mbante vënë argjendurina së bashku me një letër të fiksuar në mantelin e saj ku shkruhej se emrin e kishte Perdita dhe se vinte nga prindër fisnikë. Bariu, që ishte një njeri me zemër të mirë, e shpuri vogëlushen në shtëpinë e tij pranë së shoqes ku edhe e rritën si fëmijën e tyre. Ajo nuk mori më tepër shkollim seҫ mund të merrte bija e një bariu, por kishte trashëguar nga nëna e saj mbretëreshë hire dhe hijëshi që nuk gjendej në vajzat e tjera të atij fshati. Një ditë, princi Florizel, djali i mbretit të mirë të Bohemias, ishte duke gjuajtur pranë shtëpisë së bariut kur pa Perditën, tashmë të rritur dhe tejet sharmante. Ai u miqësua me bariun dhe nuk i tregoj se ishte princi, por një djalosh me emrin Dorikël. Ai e vizitonte bariun ҫdo ditë për të parë Perditën e bukur.

Mbreti shpesh herë pyeste veten se ҫfarë e detyronte princin të largohej kaq shpesh nga pallati dhe të endej në fshat, e kështu dërgoi njerëz që ta ndiqnin, nga ku zbuloi se pasardhësi i fronit të tij mbretëror kishte rënë në dashuri me Perditën, vajzën e bukur të bariut. Polikseni ishte shumë kurioz t’a zbulonte se sa e vërtetë ishte kjo gjë dhe kështu u nis së bashku më Kamilion besnik, të dy të maskuar, për në shtëpinë e bariut. Ata mbërritën në fshat gjatë festimeve të përvitshme, edhe përse të panjohur e ndjenë veten tejet të mirëpritur. Kishte vallëtarë që kërcenin e ҫikërrimtarë që shisnin fjongo, dandella e dorashka të cilat djelmoshat e rinj i blenin për të dashurat e tyre të zemrës. Gjithsesi Florizel dhe Perdita nuk dukeshin shumë të rrëmbyer nga kjo festë e gëzuar, por ishin ulur mënjanë duke biseduar me njeri tjetrin. Mbreti i vuri re sjelljet sharmate të vajzës së bukur, por kurrë nuk i shkonte në mendje se ajo mund të ishte vajza e mikut të tij të vjetër, Leontes. Ai i tha Kamilios:

Kjo është vajza më e bukur që ka shkelur ndonjëherë në këto anë. Duket shumë fisnike për këtë vend.

Ndërsa Kamilio iu përgjigj:

Në të vërtetë duket si mbretëresha e kremit të gjalpit. 

Në atë moment, Florizel, i cili nuk e njohu të atin, kërkoj nga disa të panjohur aty pranë të dëshmonin fejesën e tij me bareshën e bukur. Por mbreti nuk e priti aspak mirë këtë që sapo pa dhe e paralajmëroj bareshën se po t’i afrohej edhe njëherë Florizelit do ta vriste atë së bashku me atin e saj të vjetër. Me të thënë këto mbreti u largua, por Kamilio i cili ishte magjepsur nga Perdita mbeti pas me dëshirën për t’u miqësuar me të.

Prej kohësh Kamilio e kishte mësuar gjendjen në të cilën gjendej Leontes dhe kishte planifikuar një udhëtim në Sicili për të takuar mbretin e tij të vjetër. Ai i propozoj të rinjve të shkonin me të dhe të kërkonin mbrojtjen e Leontes. Kështu bënë, por me ta shkoj edhe bariu i cili morri me vete edhe argjendurinat që mbarte me vete Perdita ditën që e kishte gjetur, së bashku me rrobat e saj dhe pusullën e fiksuar në mantel. Leontes i pranoj ata me kënaqësi të madhe. Ai ishte shumë i sjellshëm me princ Florizelin por sytë i mbante mbi Perditën. E shihte se sa shumë ngjante me mbretëreshën Hermioni dhe përsëriste:

- Kaq e ëmbël do të ishte edhe bija ime po të mos isha treguar aq mizor e ta kisha larguar në atë mënyrë nga vetja.

Kur bariu dëgjoj se njëherë e një kohë mbreti kishte humbur vogëlushen e tij në brigjet e Bohemisë, ishte i sigurt se Perdita, vajza që ai kishte rritur ishte pikërisht vajza e tij. Me këto hamendësime shkoj dhe i tregoj mbretit të gjitha sendet që kishte sjellë me vete nga ku dhe u vërtetua se Perdita e bukur ishte as më shumë e as më pakë, por bija e mbretit Leontes. Ai e mirëpriti sërisht jashtëzakonisht i lumtur dhe e shpërbleu bariun e mirë. Polikseni i cili e kishte ndjekur të birin për të ndaluar marrëzinë që do të bënte, sapo e mori vesh se Perdita ishte vajza e mikut të tij të vjetër, u lumturua kaq shumë saqë menjëherë e aprovoj martesën. Por përsëri Leontes nuk mund të ishte i lumtur kur mendonte se mbretëresha e tij e dashur, që duhet ta kishte në krahë tani në këto momente kaq të lumtura, dergjej e vdekur nën tokë. E kujtoj sërisht mbretëreshën, i kërkoj të falur mbretit të Bohemias, puthi bijën e tij e më pas Florizelin e së fundmi falenderoj sërish bariun e vjetër për mirësinë. Pastaj Paulina, e cila kishte qenë në shërbimin e mbretit gjatë gjithë këtyre viteve, tha:

Kam një statujë që i ngjason shumë mbretëreshës sonë të vdekur. E ka punuar aq bukur mjeshtri Italian Xhulio Romano dhe kam vite që e ruaj. E mbaj në një shtëpi private në të cilën që kur e humbëm mbretëreshën e deri më sot e vizitoj dy ose ndonjëherë edhe tre herë në ditë. A do të kishit kënaqësinë të vini e ta shikoni, madhëria juaj?

Kështu Leontesi dhe Polikseni, së bashku me Florizelin dhe Perditën, Kamilion dhe gjithë ndjekësit e tyre shkuan në shtëpinë që i drejtoj Paulina dhe kur hynë panë të varur një perde ngjyrë vjollcë që mbulonte një kthinë. Paulina vuri duart mbi të e duke e tërhequr tha:

Ajo ishte e pashoqë kur ishte gjallë, dhe besoj se dhe statuja e saj shkëlqen më shumë se ҫdogjë që mund t’ju ketë zënë syri më parë, apo që  mund të ketë bërë ndonjëherë dora e njeriut. Për këtë arsye e mbaj të veҫuar këtu. Por tashmë ja ku e keni.

Me të thënë këto largoj perden dhe u tregoj statujën. Mbreti e vështroj ngultaz me sytë e rrëmbushur statujën e mbretëreshës së tij të vdekur, por nuk tha asgjë.

Më pëlqen heshtja juaj. – i tha Paulina. E tregon më së miri habinë tuaj. Por më thoni a nuk i ngjan kaq shumë?

- Është pikërisht si ajo! – tha mbreti. Por Paulina, Hermiona nuk kishte kaq shumë rrudha e nuk dukej kaq e vjetër.

- Jo, nuk kishte. – tha Polikseni.

- Ah, kjo është mjeshtëria e gdhëndësit, - shtoj Paulina. Ai na e ka paraqitur ashtu siҫ ajo të ishte nqs do të qe gjallë e do të kishte jetuar deri tani.

E përsëri Leontes vazhdonte të shikonte statujën e nuk mund t’i hiqte sytë prej saj.

Sikur ta dija, - foli Paulina – se kjo statujë do t’ju kishte shkaktuar kaq shumë dhimbje, do të kisha zgjedhur të mos jua tregoja.

Por ai foli:

- Mos e ul perden!

- Jo, nuk duhet ta shohësh më, në të kundërt do të mendosh se do të lëvizë. – tha Paulina.

- Lëre! Lëre! A nuk mendon edhe ti se merr frymë? – pëshpëriti mbreti.

- Do ta ul perden, – kundërshtoj Paulina – nqs vazhdon ta shohësh ende, do të mendosh se akoma jeton.

- Paulinë e mirë, kam vite që e ëndërroj të lëvizë sërisht! – qau mbreti.

- Nqs mund ta durosh, - shtoj Paulina – unë jam në gjendje ta bëj statujën të lëvizë, të zbresë e të të kapë prej dore. Vetëm se ju mund të mendoni se është një magji e ligë.

- Çfarëdo që je në gjendje të bësh, jam i lumtur ta shoh. – tha mbreti.



Pastaj të gjithë njerëzit dëshmuan se si statuja zbriti nga piedestali, vendosi krahët rreth qafës së mbretit ndërsa ai i’a mbante fytyrën mes duarve dhe e puthte papushim, sepse ajo nuk ishte statujë, por vetë mbretëresha Hermioni e gjallë. Ajo kishte jetuar e fshehur nën mirësinë e Paulinës gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk kishte dashur ta shfaqte veten e saj tek i shoqi të cilin nuk e kishte falur edhe pse e dinte që ishte penduar, deri tani që vogëlushja e tyre ishte kthyer.

Tani që Perdita u gjet, ajo i fali gjithcka atij dhe nisën pothuajse një martesë të re e të lumtur edhe njëherë sëbashku. Florizeli dhe Perdita u martuan dhe jetuan gjatë e të lumtur. Për Leontesin, gjithë këto vite vajtimi u shpërblyen në momentin kur ai ndjeu dhe njëherë krahët e dashurisë së tij të vërtetë ta përqafonin. 

Comments