Mbreti Lir ishte i vjetër dhe i lodhur. Punët e mbretërisë e kishin sfilitur kaq shumë saqë e vetmja gjë që donte të bënte tashmë ishte të jetonte i qetë pranë tre vajzave të tij. Dy nga bijat ishin të martuara me dukët e Albanis dhe Kornuallit, ndërsa duka i Bërgëndis dhe mbreti i Francës ishin të dy pretendentë për dorën e Kordelias, vajzës së vogël të mbretit. Një ditë prej ditësh, Liri i thirri të treja vajzat e tij dhe i tha se propozonte ta ndante mbretërinë ndërmjet tyre.
- Por fillimisht – shprehu ai – do të doja të dija se sa shumë më doni.
Gonerili, e cila ishte një grua shumë e ligë, dhe nuk e donte aspak babin e saj, i tha se e donte aq shumë saqë fjalët nuk mund ta përshkruanin, e donte më shumë se dritën e syve, më shumë se hapësirën apo lirinë, më shumë se jetën, mirësinë, shëndetin, bukurinë dhe nderin.
- Të dua aq sa motra ime, madje edhe më shumë, – deklaoj Regan – e nuk më intereson asgjë tjetër veҫ dashurisë sate!
Liri ishte shumë i kënaqur me rrëfimin e Reganit dhe i'u kthye vajzës së tij të vogël Kornelias.
- Tani ti lumturia ime, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja – i tha ai – pjesën më të mirë të mbretërisë e kam ruajtur për ty. Cfarë mund të më thuash?
- Asgjë mbreti im. – i tha Kordelia.
- Nga asgjëja nuk vjen tjetër veҫse asgjë. Fol! – iu kthye mbreti.
Dhe Kordelia iu përgjigj:
- Të dua madhëri saҫ e kam për detyrë. As më shumë e as më pak.
E këtë e tha pasi ishte neveritur nga mënyra se si motrat e saj e shprehën dashurinë, kur në të vërtetë ato nuk kishin as ndjenjën më të vogël në zemrat e tyre për babin e vjetër.
- Unë jam vajza jote, – vazhdoj ajo – ti më rrite dhe më deshe, dhe unë t’i ktheva detyrimet e mija ashtu siҫ duhen duke ju bindur, duke ju dashur dhe duke ju nderuar.
Liri, i cili e donte Kordelian më së shumti, do të donte që ajo të kishte bërë rrëfimin më të ndjerë se motrat e saj.
- Vazhdo, - i tha ai – j'i përgjithmonë një e huaj për mua dhe zemrën time!
Ërli i Kentit, një nga oborrëtarët e preferuar të mbretit, u përpoq që t’i fliste për rrëfimin e Kordelias, por ai kurrësesi nuk e dëgjoi. E ndau mbretërinë ndërmjet Gonerilit dhe Reganit dhe u tha se ai vetë do të mbaj vetëm 100 kalorës në ushtri dhe do të jetojë herë me njërën vajzë e herë me tjetrën. Kur duka i Bërgëndis mori vesh se Kordelia nuk do të kishe pjesë në mbretëri, hoqi dorë nga kërkesa e tij për t'u martuar me të, por mbreti i Francës ishte më i zgjuar dhe i tha mbretit Lir:
- Do të doja shumë që vajza juaj të ishte edhe mbretëreshë e Francës, përveҫ se e zemrës sime.
- Merre! Merre! – tha mbreti. Nuk dua ta shoh më fytyrën e saj.
Kështu
Kordelia u bë mbretëreshë e Francës dhe Ërli i Kentit, i cili kishte guxuar të
mbate anën e saj, u dëbua nga mbretëria. Një ditë, mbreti shkoj të qëndronte me
vajzën e tij Goneril, e cila i kishte marrë babit të saj gjithcka ai kishte për
t’i dhënë dhe madje pretendonte t’i merte edhe ata kalorës që ai i kishte mbajtur
pas vetes. Ajo ishte e ashpër dhe e padrejtë me të, si edhe shërbëtorët e saj
shpesh herë refuzonin t’i bindeshin urdhërave të tij ose ndonjëherë pretendonin
se nuk e kishin dëgjuar të fliste.
Ndërsa ërli i Kentit, i bëri të gjithë të besonin se ishte larguar për të shkuar në vendin ku e kishin dëbuar, në të vërtetë u kthye sapo dëgjoj se në ҫfarë situate ishte mbreti i tij dhe i'u vu në shërbim. Mbreti kishte tashmë vetëm dy miq, Ërlin e Kentit dhe palaҫon e tij besnik. Gonerili i tha qartazi babit të saj se kalorësit e tij, ishin të dobishëm vetëm për trazira e festime, kështu që ju lut të mbate rreth vetes vetëm disa burra të moshës së tij.
- Burrat e mi janë njerëz që i dinë të gjitha detyrat e tyre. – tha Liri. Gonderil, nuk do të shqetësoj më tepër. Kam ende edhe një vajzë tjetër ku mund të qëndroj.
Pasi u shaluan kuajt, mbreti së bashku me besnikët e tij, u nis për në kështjellën e Reganit. Ajo e cila më parë i kishte tejkaluar lëvdatat për mbretin më tepër se motra, tani... tani dukej sikur e kishte tejkaluar edhe me sjelljet e papërshtatshme ndaj të atit, duke i thënë se pesëdhjetë kalorës ishin shumë, e madje edhe pesë do të ishin shumë, dhe se shërbëtorët e tij do të dilnin e tepronin. Pastaj kur Liri pa se gjithҫka ato donin ishte vetëm të shpëtonin prej tij, ai u largua.
Ishte natë me një stuhi të tmerrshme ndërsa ai endej rrugëve gjysmë i ҫmendur e i mjeruar, me asnjë në krahë veҫ palaҫos së tij. Pas pak kohësh u takuan edhe me Ërlin e Kentit, i cili më në fund e bindi të shtrihej nën një tendë të vogël e të mjeruar. Sapo dita agoi, Ërli i Kentit e dërgoj mbretin e tij në Dover dhe nxitoj të lajmëronte Kordelian për atë ҫka kishte ndodhur. Bashkëshorti i Kordelias i dha asaj një ushtri dhe me të ajo arriti në Denver. Pikërisht atje e gjeti të gjorin mbretin Lir, duke u endur nëpër fusha, dhe që mbarte mbi kokë një kurorë me hithra e barëra të këqinj. Ata e morrën, e ushqyen dhe e veshën dhe më pas Kordelia shkoj ta takonte e ta puthte atin e saj.
- Ti duhet të më kuptosh – i tha Liri – ta harrosh atë që ndodhi dhe të më falësh. Jam i vjetër dhe budalla.
Tani ai e dinte se cila prej vajzave e kishte dashur më shumë dhe se cila e meritonte vërtetë dashurinë e tij. Gonerili dhe Regani i bashkuan ushtritë e tyre për të luftuar me ushtrinë e Kordelias dhe i mposhtën. Më pas Kordelian dhe babain e tyre i hodhën në burgje. Bashkëshorti i Gonderilit, Duka i Albanis, i cili ishte një njeri i mirë dhe nuk e dinte se sa e ligë ishte gruaja e tij, e dëgjoj të vërtetën e të gjithë historisë dhe kur Goneril e kuptoj se ai e dinte se me kë kishte të bënte, vrau veten pak kohë pasi e shtyrë nga xhelozia i kishte dhënë një shishe me helm motrës së saj Regan.
Tashmë ishte dhënë urdhëri që Kordelia duhet të varej në qelinë e saj. Edhe pse Duka i Albanisë dërgoj lajmëtarë që ta ndalonin këtë masakër, sërisht ishte shumë vonë. Mbreti i vjetër hyri i tronditur në ҫadrën ku ndodhej Duka i Albanis, duke mbajtur trupin e Kornelias së tij të dashur në krahë. Së fundmi, me fjalë dashurie nga më të ndjerat, ai u gjunjëzua ende duke mbajtur në krah të bijën dhe dha shpirt.
Comments
Post a Comment